
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar ndërkohë përsa i përket aspektit të pandemisë sipas Ramës jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Ai tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë shtrënguese duke qenë se sipas tij situata duket në ekuilibër, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë. Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”.-tha ai.
(a.k.dosja.al)