Politike

Rama kritikon sërish Veliajn: Ku është rrjeta e koshit? Si mund të luhet basketboll kështu? Nesër ma nisni me foto që u vendos rrjeta (VD)

Kreu i Qeverisë dhe kreu i Bashkisë Tiranë, shkuan dhe në fushat e basketbollit, por Rama aty ka parë që tek koshat e basketbollit mungonin rrjetat. Kryeministri i ka kërkuar Veliajt dhe drejtorëshës që nëse të vendosej rrjeta dhe t’ia nisnin me foto.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shkollën “Ismail Qemali”, e cila kishte pësuar disa dëmtime nga tërmeti. Gjatë vizitës Rama ishte i shoqëruar nga Erion Veliaj, por sërish nuk ka lënë rast për ta kritikuar.

Kreu i Qeverisë dhe kreu i Bashkisë Tiranë, shkuan dhe në fushat e basketbollit, por Rama aty ka parë që tek koshat e basketbollit mungonin rrjetat. Kryeministri i ka kërkuar Veliajt dhe drejtorëshës që nëse të vendosej rrjeta dhe t’ia nisnin me foto.

Rama: Pse nuk ka rrjet, pse e kemi lënë pa rrjet? Do i vësh rrjetën  koshit?

Drejtoresha: Vetëm vajzat me rrjet.

Rama: Po pse vetëm vajzat me rrjet?

Drejtoresha: Sepse gruaja është çik më… ju basketbollistët jeni pak më…

Veliaj: O çuna hajde të bëjmë një përshëndetje në një basketbollist.

Rama i drejtohet Veliajt: Ore vendosi rrjetën koshit.

Veliaj: Fillove tani? (Qeshin të dy)

Rama: Rrjetën koshit. Kush merret me këtë punë? Kush merret me këtë punë?

Veliaj u drejtohet nxënësve: Do takoheni me një basketbollist të famshëm.

Rama- nxënësve: Ore si pranoni të luani basketboll pa rrjetë.

Drejtoresha: Do e rikuperojmë që sot

Rama: Rrjetën sot! Ore nesër në mëngjes më çoni foton që është vendosur rrjeta.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit i ka bërë kritika Erion Veliajt për punën e tij në qytet. Në disa dalje për mediat Rama i ka thënë Veliajt se duhet të lyente shkallët e pallatit në Shkozë. Ndërsa sot ka parë në një pallat tjetër se shkallët dhe muret ishin në rregull. Po sot Rama ka zbuluar se në shkollën “Ismail Qemali”, mungonte rrjeta e koshit të basketbollit për djemtë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment