Politike

“Dritë-shkurtërit e Prishtinës”, Rama kritikon Kosovën nga Moska për dialogun me Serbinë: Shpresoj të koigjohet, është vetëvrasëse

Në një prononcim për emisionin “Real Story” Rama u shpreh se me me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka prekur tema të nxehta, si Kosova, që kanë interes edhe për Shqipërinë.
Featured image of article: “Dritë-shkurtërit e Prishtinës”, Rama kritikon Kosovën nga Moska për dialogun me Serbinë: Shpresoj të koigjohet, është vetëvrasëse Kryeministri Edi Rama në Moskë
Përditësuar:

RUSI– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer detaje pikante nga vizita e tij dy ditore në Moskë, Rusi, si kryetari i OSBE-së. Në një prononcim për emisionin “Real Story” Rama u shpreh se me me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka prekur tema të nxehta, si Kosova, që kanë interes edhe për Shqipërinë. Kryeminsitri kritikoi pushtetarët në Prishtinë, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.

Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie cështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtërve në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet. Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë. Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.  Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse,”- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment