Politike

Rama: Kriminaliteti ka rënë, sulmet vandale se prekën punën e policisë

Kreu i qeverisë tha se situata politike nuk ka qenë në favor të punës së policisë, por sërish nuk ka patur përkeqësim të situatës.

TIRANE– Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para punonjësve të Policisë dhe drejtuesve të rendit, tha se kriminaliteti ka rënë në vend, falë punës së Policisë. Kreu i qeverisë tha se situata politike nuk ka qenë në favor të punës së policisë, por sërish nuk ka patur përkeqësim të situatës.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme. Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret.  Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment