Politike

Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ: Puna nuk ndalet, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja, mandati 3 për të vijuar betejat

Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, duke shtuar se është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. 
Featured image of article: Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ: Puna nuk ndalet, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja, mandati 3 për të vijuar betejat Edi Rama dhe Erion Veliaj

ZALL HERR- Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Zall-Herr, ku ka vizituar një familje e cila është futur në shtëpinë e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, duke shtuar se është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. 

“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qera, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin. Mandati i tretë duhet për të vazhduar betejat. Beteja me tërmetin s’ka mbaruar. Me Covidin, po ashtu. Vaksinimin do ta bëjmë. Për të gjitha këto arsye duhet të vazhdojmë punën”, vijoi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishin në banesën e rindërtuar të familjes së Fatos Xhixhës, në fshatin Qinam të Zall-Herrit, e përbërë nga 6 anëtarë. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

(a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment