Politike

Rama kthesë 180 gradë me qasjen ndaj mediave, pasi i sulmoi për ditë me radhë kërkon që ta ndihmojnë

Pas disa ditësh fushatë kundër mediave, duket se Rama ka kuptuar gabimin që ka bërë dhe sot kërkoi prej tyre që të bëheshin me qeverinë dhe të sensbilizonin qytetarët që të mos dilnin nga shtëpia.

TIRANË- Qasja e Edi Ramës, në pozicionin e Kryeministrit me median ka qenë gjithmonë atakuese dhe herë-herë dhe agresive. Me Ramës dhe medias gjithmonë ka pasur beteja, që siç ka thënë Kryeministri prej një viti ai ka bërë armëpushim.

Por armëpushimi i inicuar prej tij kurrë nuk është përmbushur nga vetë ai. Pak ditë pasi u zbulua pacienti ‘0’ në Shqipëri, Rama nisi një fushatë kundër të gjitha mediave dhe u bënte thirrrje qytetarëve që të mos dëgjonin e lexonin më asnjë lajm.

Kreu i qeverisë këtë thirrje e kishte jo vetëm në daljet e tij nga ekrani i ERTV, por shkoi më tej, zëri i tij dëgjohej para çdo telefonate që një qytetar do kryente. “Edi jam, hap dritaret, laj duart dhe mos shiko mediat”, thoshte Rama në mesazhin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pas disa ditësh fushatë kundër mediave, duket se Rama ka kuptuar gabimin që ka bërë dhe sot kërkoi prej tyre që të bëheshin me qeverinë dhe të sensbilizonin qytetarët që të mos dilnin nga shtëpia. Në fund të një interviste në ABC Neës, Rama i tha gazetarit Endri Xhafo: Na ndihmoni sa të mundeni, që të sensibilizojmë qytetarët dhe të damkosni sa më shumë tradhtarët.

Kjo është kthese 180 gradë e kreut të qeverisë dhe nga këto fjalë duket se e ka kutpuar që media në gjithë këto ditë vetëm ka sensibiluar qytetarët dhe u ka kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment