Politike

Rama kërkoi bashkëpunimin e PD për shkarkimin e Metës, Berisha: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist!

Në një postim të bërë në 'Facebook', Berisha shkruan se Rama po nis procesin e grushtit të shtetit i cili është antikushtetues.
Featured image of article: Rama kërkoi bashkëpunimin e PD për shkarkimin e Metës, Berisha: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist! Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar thirrjen e Ramës ndaj PD për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Berisha shkruan se Rama po nis procesin e grushtit të shtetit i cili është antikushtetues.

POSTIMI:

Procesi i Edvin Droges kunder presidentit, proces i puçist antikushtetues! Te dashur miq, pas grabitjes se zgjedhjeve, dhunimit masiv te vullnetit te shqiptareve me angazhimin e te gjithe shtetit monist, balozeve te zi te krimit dhe qindra milione euro para dorge por edhe te thesarit te shtetit, Edi Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjehere vazhdimin e grushtit te shtetit me procesin antikushtetues te shkarkimit te presidentit te republikes.

Ne kete proces ai, duke shkelur ne menyre flagrante parimet themelore te kushtetues dhe disa nene te saj, kerkon te rrafshoje dhe institucionin e fundit qe nuk kontrollon ne Shqiperi dhe te vendos pushtetin e tij absolut te bazuar mbi krimin, drogen dhe vjedhjen e korrupsionin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Denoj me ashpersin me te madhe kete akt puçist destabilizues dhe paralajmeroj Edi Ramen se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist.

Çfarë ndodhi sot?

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike para grupit të socialistëve që u angazhuan në fushatën e 25 prillit 2021, i drejtoi një ftesë publike Partisë Demokratike për të diskutuar për emrin e presidentit të ri. Presidenti i ri i Republikës e merr mandatin zyrtarisht më 24 korrik 2022, ndërsa zgjedhja bëhet nga Kuvendi i ri që do të zyrtarizohet në shtator të këtij viti. Por socialistët nuk duan të presin, pasi kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit aktual, Ilir Meta.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment