Politike

Rama kërcënon sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Më tej kreu i qeverisë shton se  të gjitha mediat duhet të filtrojnë informacionit që publikojnë dhe kontribuojnë për të kanalizuar energjinë e solidaritetit mbarëshqiptar.  
Featured image of article: Rama kërcënon sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Edi Rama

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat sot, duke marrë shëmbullin e Japonisë, që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ka marrë masa ekstreme ndaj mediave. Në një reagim në mediat sociale Rama shkruan “nos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”.

Më tej kreu i qeverisë shton se  të gjitha mediat duhet të filtrojnë informacionit që publikojnë dhe kontribuojnë për të kanalizuar energjinë e solidaritetit mbarëshqiptar.  

REAGIMI I PLOTË

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

Ky nuk është sulmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm dje ka tre herë mediat, në deklaratë nga Durrësi, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe gjatë vizitës në Kamës. Numri një i qeverisë quajti median si kriminale dhe skandaloze.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment