Politike

“Rama kërcënoi shqiptarët në 2013”, Arben Malaj për gjobën e Arbitrazhit: S’kemi parë gjë akoma, hajdutët e Rilindjes po dalin një e një në dritë

Arben Malaj shkruan se kjo ishte ajo që pritej nga një kryeministër që ka kërcënuar më herët qytetarët  e tij.
Featured image of article: “Rama kërcënoi shqiptarët në 2013”, Arben Malaj për gjobën e Arbitrazhit: S’kemi parë gjë akoma, hajdutët e Rilindjes po dalin një e një në dritë Arben Malaj

TIRANE- Ish-ministri i Financave në qeverinë Nano, Arben Malaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, që i dha të drejtë kompanisë greke “Aktor”, duke detyruar qeverinë shqiptare ta dëmshpërblejë me 44 milionë dollarë për punimet e papaguara në rrugën Tiranë-Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se kjo ishte ajo që pritej nga një kryeministër që ka kërcënuar më herët qytetarët  e tij.

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk keni parë gjë akoma” kërcënoi Rama shqiptarët në 2013-n kur sapo u bë kryeministër. Por gjobat e njëpasnjëshme qindra milionë euro/dollarë janë prova se ne nuk kemi parë gjë akoma se sa thellë dhe sa gjatë do t’ju rëndojë shqiptarëve, korrupsioni dhe kapja e qeverisë “Rama”, si qeveria më e paditur, më e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur. Hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arbeni.

Reagimi vjen pas publikimit të shtunën ekskluzivisht në Dosja.al të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku shteti shqiptar humbi gjyqin me kompaninë greke “Aktor” e për rrjedhim duhet të paguajë një dëmshpërblim me vlerë 44 milionë dollarë. “Aktor” paditi qeverinë shqiptare se nuk e kishte paguar për punimet shtesë në austradën Tiranë-Elbasan, ndërsa punimet ishin kërkuar nga qeveria, por nuk ishin likujduar. Në përgjigjen e parë zyrtare, ministria e Infrastrukturës thotë se përgjegjësia është e parardhësve, duke nisur që nga viti 2012, epoka Berisha, e në vijim, referuar ministrave të LSI. Por, as LSI nuk qëndroi pa folur. Ish-ministri Edmond Haxhinasto i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon për problematikat, dhe ky komunikim është zbardhur sot nga LSI.

(a.p;f.g/dosja.al)

Shto Koment