Politike

‘Rama ka të drejtë!’/ Gazetari Tomorri për ndihmat e tërmetit: Të derdhen në llogarinë e qeverisë, organizatat dhe biznesmenët mund të abuzojnë

Gazetari Klodian Tomorri arsyeton qëndrimin e tij duke u shprehur se kjo është e vetmja mënyrë që organizatat jo fitimprurese të mos abuzojnë me ato që janë dhuruar.
Featured image of article: ‘Rama ka të drejtë!’/ Gazetari Tomorri për ndihmat e tërmetit: Të derdhen në llogarinë e qeverisë, organizatat dhe biznesmenët mund të abuzojnë Klodian Tomorri dhe Edi Rama

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri i ka dhënë plotësisht të drejtë kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të kanalizimit të fondeve të dhuruara për tërmetin në fondin e qeverisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Tomorri arsyeton qëndrimin e tij duke u shprehur se kjo është e vetmja mënyrë që organizatat jo fitimprurese të mos abuzojnë me ato që janë dhuruar. Gjithashtu edhe emri i çdo biznesmeni apo kompanie që dhuron apo zotohet se do të ndërtojë duhet të njihet vetëm nëse derdhet në llogarinë e qeverisë pranë Bankës Qëndrore.

“Mund të ndodhë që biznesmet, të cilët kanë premtuar donacione nga 1 milionë euro apo më shumë, të mos dhurojnë asnjë lek në të vërtetë. Pra të bëjnë thjesht dhe vetëm publicitet.Vetëm kështu procesi i rindërtimit do të jetë transparent dhe pa mundësi abuzimi,”-shkruan ndër të tjera Tomorri. 

Postimi i plotë:

Aty ku Rama ka plotesisht te drejte

Thirrja e kryeministrit Edi Rama qe te gjitha donacionet per familjet e prekura nga termeti te kanalizohen ne fondin e qeverise eshte gjeja me racionale per t’u bere. Nese fondet do te shperndahen ne 30 organizata jo fitimprurese apo individe dhe gjithsekush prej ketyre do te prokuroje sipas qejfit, atehere shtigjet e abuzimit do te jene shume te medha dhe parate mund te shkojne ne llogari zengjinesh.

Lista e donacioneve te medha nga bizneset dhe individet e pasur duhet te jete publike. Emri i cdo biznesmeni apo kompanie qe dhuron mbi nje shume te caktuar, fjala vjen 50 mije euro, duhet te jete publik se bashku me kontributin perkates dhe te njihet vetem nese derdhet ne llogarine e qeverise prane Bankes Qendrore. Perndryshe mund te ndodhe qe biznesmet, te cilet kane premtuar donacione nga 1 milione euro apo me shume, te mos dhurojne asnje lek ne te vertete. Pra te bejne thjesht dhe vetem publicitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organizatat apo individet e ndryshem qe kane mbledhur shuma te konsiderueshme duhet ti bashkangjiten Komitetit te Rindertimit. Fondet e tyre duhet te bashkohen me fondin e qeverise dhe te menaxhohen si nje i vetem. Keto organizata apo individe duhet te jene pjese e te gjithe procesit te rindertimit per te kontrolluar qeverine qe te mos abuzoje.

E mira eshte qe edhe opozita te behet pjese e procesit duke ju bashkuar Komitetit te Rindertimit. Pra te jete pjese ne procedurat e prokurimit dhe menaxhimit te fondeve. Me shume sy, me pak mundesi per abuzim.

Biznesmenet apo kompanite qe premtojne pallate, apartamente apo materiale ndertimi, nuk duhet te lejohen ta bejne kete ne menyre te pavarur. Vetem permes qeverise.

Cdo prokurim duhet te jete publik, me gare te hapur dhe kritere te percaktuara qartazi. Te gjitha pallatet qe do te ndertohen apo apartamentet qe mund te blihen duhet te kene standardet maksimale te sigurise. Inxhinieret, arkitektet, projektuesit dhe ndertuesit qe do te ndertojne godinat e reja duhet te hedhin firmen dhe te mbajne pergjegjesi maksimale se jane ndertuar me standardet ligjore. Po rezultoi ndryshe te perballen me ligjin.

Vetem keshtu procesi i rindertimit do te jete transparent dhe pa mundesi abuzimi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment