Politike

Rama ‘josh’ Ndokën dhe Mediun, u jep ambiente për t’i kthyer në seli partie

Partia Demokristiane dhe Republikane kanë marrë me VKM disa ambiente të reja për t’i kthyer në seli.
Featured image of article: Rama ‘josh’ Ndokën dhe Mediun, u jep ambiente për t’i kthyer në seli partie Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu

TIRANË– Partia Demokristiane dhe Republikane kanë siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave disa ambiente të reja për t’i kthyer në seli.

Demokristianëve u janë dhënë në përdorim disa ambiente të ish-Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “8 Nëntori”. Ndërsa Republikanët morën në përdorim si seli disa mjedise në të njëjtën ndërtesë por në katit të tretë.

Vendimet e VKM-së

V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËRDORIM PARTISË DEMOKRISTIANE, SI SELI, TË DISA MJEDISEVE TË GODINËS KATËRKATËSHE, ISH-SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOR “8 NËNTORI”, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien në përdorim Partisë Demokristiane, si seli, të disa mjediseve të katit të katërt, përkatësisht 6 (gjashtë) zyra në kahun verior, të godinës katërkatëshe, ish-Shtëpia Botuese e Librit Shkollor “8 Nëntori”, sipas kartelës së pasurisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

2. Partisë Demokristiane i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Vendimi nr.533, datë 4.8.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me mjedise të Partisë Demokristiane”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

***

V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËRDORIM PARTISË REPUBLIKANE, SI SELI, TË DISA MJEDISEVE TË GODINËS KATËRKATËSHE, ISH-SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOR “8 NËNTORI”, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien në përdorim Partisë Republikane, si seli, të disa mjediseve të katit të tretë, përkatësisht 6 (gjashtë) zyra në kahun verior të godinës katërkatëshe, ish-Shtëpia Botuese e Librit Shkollor “8 Nëntori”, sipas kartelës së pasurisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

2. Partisë Republikane i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.

3. Vendimi nr.534, datë 4.8.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me mjedise të Partisë Republikane”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(k.m/dosja.al)

Shto Koment