Politike

Rama jep sërish premtimin: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Rama është shprehur se së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori.
Featured image of article: Rama jep sërish premtimin: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka premtuar sërish se shumë shpejt do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Kreu i qeverisë ka theksuar se bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES  dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë.  #Mjeke.shendetesia.gov.al #infermierepershqiperine.al. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Rama

Ndërkohë të njëjtim premtim kryeministrit Edi Rama e bëri pak ditë më parë, gjatë një takimi me mjekët dhe infermierët në spitalin e Beratit.  Ai tha se pagat për stafin mjekësor do të rriten me 40%. Sakaq, kryeministri ka premtuar rritje pagash edhe për mësuesit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment