Politike

Rama jep premtimin e madh: Do ndërtohen 15 mijë banesa në Durrës, Tiranë dhe Kurbin, qyteza dhe lagje të reja me standarde të larta (VD)

Rama theksoi se në plan afatshkurtër do të ndërtohen 5 mijë banesa, ndërsa në plan afatgjatë 10 mijë.

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se skenari i tij për ndërtimet është se në qytet e prekura të ndërtojë  lagje të reja, me banesa të cilat të kenë një standard të lartë. Ai theksoi se në një periudhë afatgjatë do të ndërtohen 10 mijë apartamente.

“Skenari im i preferuar është ndërtimi i dis qytezave të reja, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri më tani, që ndërtohen për të varfërit dhe që e kanë në ballë në gjithë jetën që janë të varfër. Do të ndërtojmë një lagje të re, me ndërtime të reja, me kopshte çerdhe, lagjja më e bukur në Durrës.Në Tiranë dëshiroj të ndërtojmë 1 lagje të madhe dhe dy lagje të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë. Në zonën e Kurbimit të gjitha pallatet do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re. Pra do të kemi 10 mijë apartamente në një fazë të gjatë dhe 5 mijë apartamente në afat të shkurtër.Do të bëjmë ndërtime të reja që janë shembullore, qeveria do të ndërtojë në të njëjtin nivel dhe me shumë shpenzime” , u shpreh Rama.

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

J.V/Dosja.al

Shto Koment