Politike

Rama jep lajmin e MADH: S’ka më vara-vingo, do zhdukim sportelet e aplikimit. Letrat e shtetit do i gjejnë këta që marrin lekët, përgjegjësitë ia bënin “uaaa”

Rama tha se nga 20 dokumente që duhen për një kërkesë të caktuar, 2-3 merren nga personi vetë në privat, ndërsa 17 të tjetrat, sportelisti i shtetit do i gjejë vetë në shtet dhe do i shtojë në dosjen e qytetarit që aplikon në sportel.
Featured image of article: Rama jep lajmin e MADH: S’ka më vara-vingo, do zhdukim sportelet e aplikimit. Letrat e shtetit do i gjejnë këta që marrin lekët, përgjegjësitë ia bënin “uaaa” Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dha lajmin sot në takimin e Bashkëqeverisjes se nga 1 janari do të nisë puna për të kthyer online shumë shërbime, përfshirë këtu edhe aplikimet. Rama tha se nga 20 dokumente që duhen për një kërkesë të caktuar, 2-3 merren nga personi vetë në privat, ndërsa 17 të tjetrat, sportelisti i shtetit do i gjejë vetë në shtet dhe do i shtojë në dosjen e qytetarit që aplikon në sportel. Kjo, sipas shefit të qeverisë do të heqë “vara-vingot”, do të luftojë korrupsionin, si edhe do të modernizojë sektorin e shërbimeve në vend.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke qenë se e nisëm 6 vite më parë me vetëm 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime online që ofrohen përmes e-albania, duke qenë se kemi fuqinë më të rritur të kapaciteteve të platformës, mendoj se ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh përpara dhe vitin e ardhshëm të kalojmë në një periudhë të shkurtër në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Që do të thtoë, do të hyjmë në një fazë të re revolucioni që ka nisur në disa drejtime dhe një nga drejtimet është platform. Do të jetë një përmbysje e madhe, sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar qytetarin të vijë te sporteli. Të bëjë varavingo, të mungon kjo, shko pak aty, e aty. Por duke i dhënë mundësinë të aplikojë online. Të vejë nga ana e anës e të gjejë me humor atë që gjen në sportel. Askush mos të harxhojë zero lekë. Nga telefoni dhe nga kompjuteri, të gjejë një fëmijë 6-10 vjeç, ia bën fëmija. Do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumente shtetërore. Dmth, nëse ti bën një kërkesë dhe për këtë duhen 20 dokumente, nga këto 20, 2-3 janë privatë, nga bankat e vendi i punës, është një vërtetim nga ku ke qenë. Këto do t’i gjesh. Dokumentet shtetërorë, do t’i kërkojnë dhe do t’i gjejnë ata që rrinë aty tek sporteli. Në 6 muajtë e parë të vitit të ardhshëm do të mbyllim sportelet në masë të madhe. Natyrisht për aplikimet, se cikli tjetër kërkon më shumë kohë. Nuk do i themi më njerëzve ikni tek QKB. QKB me derë të hapur s’do ketë më. Biznesi të regjistrohet nga shtëpia. Ti themi njerëzve nisu nga Shkodra, e nga Vlora për të zgjidhur një problem që zgjidhet me aplikimin. Kadastra, po studiohet dhe aplikimet do të bëhen të gjitha online. Kjo do të ndryshojë gjithçka. S’ka më vara-vingo. Përgjegjësit e shtetit thonin, ua po si do bëhet kjo? Këto letrat si do futen në kompjuter. Letrat e shtetit, ata që janë aty dhe marrin lekë, do i gjejnë pa të grryer xhepin. Pastaj do punojmë për pjesën tjetër, që kur të jetë gati licensa të të lajmërojnë e të të thonë eja merre. Nëse do, do e mundësojmë të paguash ti postën dhe të ta sjellim në shtëpi.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment