Politike

Rama jep lajmin e madh për hapjen e plazheve: Ndodh këtë javë! Kufizimeve po u vjen fundi, kanë mbetur vetëm dy fundjava izolimi për Shqipërinë

Nga data 10 qershor, plazhi do të jetë i hapur për hotele, në fund të muajit do të diskutohet për transportin publik, ndërsa këtë javë, për të fundit herë, do të vijohet me oraret e kufizuara në të gjitha zonat e kuqe në Shqipëri. Që do të thotë se do të vijojë lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve nga ora 05:00 deri në orën 21:00, me makina dhe pa autorizime, bashkë me bizneset e hapura, por më pas do të mbyllen. 
Featured image of article: Rama jep lajmin e madh për hapjen e plazheve: Ndodh këtë javë! Kufizimeve po u vjen fundi, kanë mbetur vetëm dy fundjava izolimi për Shqipërinë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha lajmin e madh për të gjithë shqiptarët që mezi kanë pritur hapjen e plazheve. Përmes një video-komunikimi në live në Facebook, Rama bëri me dije se këtë javë do të hapen edhe plazhet, vetëm për hotelet për momentin, ndërsa sqaroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë.

Nga data 10 qershor, plazhi do të jetë i hapur për hotele, në fund të muajit do të diskutohet për transportin publik, ndërsa këtë javë, për të fundit herë, do të vijohet me oraret e kufizuara në të gjitha zonat e kuqe në Shqipëri. Që do të thotë se do të vijojë lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve nga ora 05:00 deri në orën 21:00, me makina dhe pa autorizime, bashkë me bizneset e hapura, por më pas do të mbyllen. 

Për fundjava, kryeministri shtoi se do të vijonë të jenë të mbyllura edhe për dy javë të tjera, ndërsa më pas do të vijohet me sezonin turistik. Në muajin tetor, Rama tha se e fundjavat do të jenë ditë pa makina, deri në fund të muajit mars, për t’i bërë qqytetarët tii qëndrojnë larg tymit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë javë do të ngrihet një autoritet i posaçëm dhe do të merret vetëm me plazhet. Askush nuk i ka hapur plazhet, por ne do t’i hapim, shumë shpejt. Këtë javë do të hapen vetëm nëpër hotele. Ne duam që ky sezon të mos jetë i pamundur për sektorin por njëkohësisht të mos na e bëjë të pamundur përballimin e armikut të padukshëm. Prandaj motra e vëllezër të vazhdojmë të ecim së bashku të kurojmë plagën e fundit të ekonomisë. Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava pa makina do të vazhdojë të jetë aktive edhe për dy javë të tjera. Më pas do të vijojmë me sezonin turistik, për t’u rikthyer në tetor, me një standart për të mbajtur fundjavën pa makina, duke mos lejuar tymin,”- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se duke filluar nga data një qershor do të hapet i gjithë kufiri tokësor mes shqiptarëve dhe vendeve që ka shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment