Politike

Rama jep lajmet: Britania dhe Izraeli po ecin me ritme frymëzuese! Shumë shpejt edhe ne do të nisim vaksinimin masiv, më vjen keq që s’jap dot më shumë detaje, por do e shihni vetë

VIDEO
Kryeministri tha se edhe Shqipëria do të nisë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe është vetëm çështje kohe derisa të japë lajmin për marrëveshjen që pritet.
Featured image of article: Rama jep lajmet: Britania dhe Izraeli po ecin me ritme frymëzuese! Shumë shpejt edhe ne do të nisim vaksinimin masiv, më vjen keq që s’jap dot më shumë detaje, por do e shihni vetë Edi Rama

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka përditësuar sot para gazetarëve të dhënat e fundit që vijnë nga procesi i vaksinimit në botë. Rama tha se është mbresëlënëse ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe dhe Izrael, dhe që sipas tij provon faktin se vaksina do ti japë fund pandemisë. Kryeministri tha se edhe Shqipëria do të nisë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe është vetëm çështje kohe derisa të japë lajmin për marrëveshjen që pritet.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Është e qartë që vaksinimi është armë për të thyer zinxhirin e infeksionit, për ta kthyer vendin në një vend pa COVID19. Është frymëzuese ajo që po ndodh në Izrael e Britani, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante, pasi e parapagoi trefish gjë që nuk e bëri asnjë vend tjetër, nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, në procesin e vaksinimit. Britania e Madhe është faktikisht ku edhe lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazhin e një fillimi intesiv të vaksinimit dhe sot disponon të gjitha dozat dhe kryeministri njoftoi hapjen në prill të stadiumeve me 10 mijë persona, dhe hapjen përfundimtare në qershor të stadiumeve. Për këtë arsye jam me mish e me shpirt i angazhuar që sa më shpejt të mund të kemi vaksina për të hyrë në fazën finale, për tu çliruar nga ky makth. Vetëm vaksinimi do ta zbrapsë përfundimisht. Dua të gjithë të jenë të sigurt që siç siguruam marrëveshjen me Pfizer jashtë radhe, ashtu sikundër arritëm të fusim në proces dhe të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit, vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, shumë shpejt do të nisim vaksinimin masiv. Është çështje kohe, s’jap dot më shumë detaje, por jemi shumë afër. Mezi pres ta them fjalën e fundit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na mungon vetëm vula për 360 mijë doza AstraZeneca! Rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomike (SQARIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment