
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka njohur meritat vetes. Ai është vetëshpallur si një prej kryeministrave që ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, si në terren, ashtu edhe në rrjetet sociale.
“Unë jam i vetmi kryeministër, mbaje mend këtë se është edhe për ardhmen, nga ata që kanë qenë dhe nga ata që do vijnë merrem vetë personalisht me njerëzit, edhe kur shkruaj në telefon, madje futem dhe lexoj edhe komentet e tyre. Gjëja më e pakëshillueshme se thonë lideri duhet të rrijë larg. Merrem vetë unë me atë punë se është respekt. Jo mo jo do merrem vetë unë personalisht me ta. Jam kryeministër. Edhe kur ua kthej në të njëjtën monedhë është respekt. Unë shkruar për dikë që të lexojnë dhe të tjerët,”-tha Rama.
(k.m/dosja.al)