Politike

Rama ironizon protestën e opozitës: Nuk ishte e madhe, por e turpshme për PDLSI

Sipas tij nëse kjo ishte një protestë e madhe, atëherë filxhani është shekencë dhe Saliu është astronom.
Featured image of article: Rama ironizon protestën e opozitës: Nuk ishte e madhe, por e turpshme për PDLSI Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në përfundim të protestës së opozitës, duke thënë se ky nuk ishte një tubim i madh. Sipas tij nëse kjo ishte një protestë e madhe, atëherë filxhani është shekencë dhe Saliu është astronom.

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30qershor”, shkruan Rama në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment