Politike

Rama ironizon opozitën nga Durrësi: Përveç turizmit, ofrohet “protestë”

Kreu i qeverisë u ndal tek ndryshimet që janë bërë së fundmi në qytetin bregdetar, ku theksoi se tashmë, sipas tij, është zgjidhur përfundimisht problemi i ujërave të zeza.

DURRËS– Në kuadër të takimeve ‘Bashkia që Duam’ kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësi, ku po zhvillon një takim me qytetarët e Durrësit.

Rama përmendi ndryshimet që janë bërë së fundmi në qytetin bregdetar, ku theksoi se tashmë, sipas tij, është zgjidhur përfundimisht problem i ujërave të zeza. Por, si gjithmonë, Rama nuk kurseu as batutat, ku u shpreh se në Shqipëri përveç turizmit, ofrohet edhe ‘protestë;.

Gjushi më thoshte se nesër do kemi vizitorë nga Vora, Kamza, Kavaja, Shkodra, punonjës të bashkive që zhvillojnë turizëm politik. Më vjen mirë që do vijnë në Durrës, të shohin e dëgjojnë. Do kenë rastin të shohin Durrësin siç nuk e kanë parë, ndërkohë nesër do vihet gramafoni për Dakon, dhe ata do shohin punët e bëra nga Dako. Por kështu do bëjnë dhe krahasimin me qytetet nga vijnë, krahasimin mes këtij sheshi ku jemi sot dhe sheshit të qytetit të tyre. Sot isha me ca gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin, më pyetën çfarë ofron Shqipëria, u thashë të enjteve ofron edhe protesta.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Shto Koment