Politike

Rama ironizon opozitën: Janë si kukulla ruse, hap Bashën të del Saliu! Si i cohet dhuratë shqiptarëve kjo pako e madhe me matrioshka?

Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Përballë' me Lutfi Dervishin aty ku nuk qëndroi pa komentuar dhe kundërshtarët e tij politik.
Featured image of article: Rama ironizon opozitën: Janë si kukulla ruse, hap Bashën të del Saliu! Si i cohet dhuratë shqiptarëve kjo pako e madhe me matrioshka? Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin aty ku nuk qëndroi pa komentuar dhe kundërshtarët e tij politik. Ai i krahasoi me kukullat ruse e tha se pakoja me matrioshka nuk duhet çuar në familjet shqiptare.

DEKLARATA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të votosh për Bashën do të thotë të marrësh një paketë, që unë nuk e di si mund t’ja bëjnë dhuratë shqiptarët fëmijëve të tyre. Tamam kur ne po dalim nga tuneli i pandemisë, kur duhet një forcë që punon, ti të marrësh dhe ti cosh fëmijëve dhuratë një paketë. Ku brenda janë si kukllat ruse, hap njërin të del tjetri, hap Lulzim Bashën të del Saliu, hap Saliun të del Ilir Meta, hap Metën të del Fatmir Mediu, hap Fatmir Mediun të del matrioshka e Agron Dukës. Hap Agron Dukën të del Shpëtim Idrizi, më pas të del Vangjel Ta.. më fal lapsus, Dule, hap atë të del Nark Ndoka e në fund të del matrioshka Mesila. Më fal si i cohet dhuratë kjo pako e madhe me matrioshka?

(A.B)/Dosja.al  

Një Koment në “Rama ironizon opozitën: Janë si kukulla ruse, hap Bashën të del Saliu! Si i cohet dhuratë shqiptarëve kjo pako e madhe me matrioshka?

  1. Duhen 1000 matrioshka per skandalet e vjedhjet e tua hap nje e del skandali rradhes ..aaaa mor 🍆

Shto Koment