Politike

Rama ironizon kërkesat e kontrollorëve të aeroportit: Janë të stresuar se e kanë rrogën 2 mijë dollarë, mjekët meritojnë tu rriten pagat. Pse nuk ngrehen ‘firifiu’ në Francë?

VIDEO
Kreu i qeverisë tha që ata janë të stesuar sepse kanë pagën 2 mijë dollarë në muaj.
Featured image of article: Rama ironizon kërkesat e kontrollorëve të aeroportit: Janë të stresuar se e kanë rrogën 2 mijë dollarë, mjekët meritojnë tu rriten pagat. Pse nuk ngrehen ‘firifiu’ në Francë? Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme nga Dropulli protestën që zhvilluan punonjësit e aeroportit të Rinasit. Kreu i qeverisë tha që ata janë të stesuar sepse kanë pagën 2 mijë dollarë në muaj. Ai vazhdoi duke bërë krahasimin me mjekët dhe efektivët duke thënë se çfarë mund të ndodhte nëse këta do të dilnin në grevë.


Rama: Si ngrihen pagat? Si ata dje që janë të stresuar se kanë pagat 2 mijë e ca dollarë që nuk punojnë dot. Cfarë mund të thonë mjekët, të dalin dhe të thonë jemi të stresuar të vdesin ata. I meritojnë ata. I japim dhe nga 1 mijë euro në muaj plus se i meritojnë se kanë një stres të jashtëzakonshëm. Cfarë mund të thonë ata që shërbejnë me uniformat blu. Duam paga më të larta ose e lamë fare. Cfarë duhet të thonë mësuesit, mësueset. Nuk ndodh kjo kështu, pse ankohen për pagat në Francë, pse nuk ngrehen firifiu, pse jo në Gjermani. Rriten sipas mundësive. Nëse ti tallesh me popullin, cfarë bën ti. Do ta ulim prodhimin e qumështit dhe do ta rrisim të djathit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Stresohen se paguhen 2 mijë dollarë’, Rama në Dropull: Ku është Basha? Pse nuk reagon për pengmarrjen e aeroportit të Rinasit? Sulm nga Berisha & Meta

(a.b)/dosja.al

Shto Koment