Politike

Rama ironizon deklaratën e Metës: Ka informacione nga filxhani i Monikës, 30-ta i doli me kokë poshtë

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Divjakë, nuk ka lënë pa thumbuar edhe Presidentin Meta.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi me deklaratën e presidentit, i cili tha se kishte informacione nga organet ligj-zbatuese për destabilitet në protestën e 8 qershorit të opozitës. “Informacione nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 me kokë poshtë”, ka ironizuar Rama.

Kam informacione thotë Meta nga organet ligj-zbatuese, domethënë nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 kokë poshtë, madje që në datë 8, kishte dalë si teta si gjarpër që do t’i hante kokën dhe ky tha “ndaloni”. Këto ishin informacionet nga organet ligj-zbatuese”, tha kryeministri Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment