Politike

Rama për “Financial Times“: Shqipëria është një adoleshente, Brukseli vuan nga një amnezia, por uroj të shërohet shpejt…Xhuvani ishte mbështetësi i PS-së, u vra pas trazirave të nxitura nga Meta

Teksa fliste për integrimin e vendit në BE, Rama ka thumbuar edhe Brukselin, teksa shton se po vuajnë nga një amnezi, por që uron të shërohen shpejt.Opozitën, Rama e ka quajtur një humbëse të keqe, e cila sipas tij nuk e arrin dot fitoren.Kryeministri ka komentuar edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, të cilin e ka quajtur mbështetës të Partisë Socialiste. Për këtë krim, Rama ka fajësuar Presidentin Ilir Meta, të cilin e quan nxitës të trazirave në Elbasan.
Featured image of article: Rama për “Financial Times“: Shqipëria është një adoleshente, Brukseli vuan nga një amnezia, por uroj të shërohet shpejt…Xhuvani ishte mbështetësi i PS-së, u vra pas trazirave të nxitura nga Meta

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për situatën në Shqipëri. Në një intervistë për ‘Financial Times’, Rama e ka konsideruar Shqipërinë një demokraci adoleshente që ka probleme dhe që për të arritur pjekurinë i duhet një kohë e gjatë. Teksa fliste për integrimin e vendit në BE, Rama ka thumbuar edhe Brukselin, teksa shton se po vuajnë nga një amnezi, por që uron të shërohen shpejt.

Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë. Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga një amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq,”- ka thënë Rama.

Rama është pyetur në ‘’Financial Times’’ për akuzat për parregullsi në zgjedhje nga opozita dhe Presidenti Meta dhe e ka anashkaluar këtë pyetje duke thënë se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë e shprehjes, ankohet për mungesë lirie. Opozitën, Rama e ka quajtur një humbëse të keqe, e cila sipas tij nuk e arrin dot fitoren.

Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie. Opozita ka humbur betejën e saj të pestë radhazi,  tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale, sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh,”- tha ai.

Kryeministri ka komentuar edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, të cilin e ka quajtur mbështetës të Partisë Socialiste. Për këtë krim, Rama ka fajësuar Presidentin Ilir Meta, të cilin e quan nxitës të trazirave në Elbasan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një mbështetës i partisë Socialiste u vra gjatë trazirave në qytetin e Elbasanit. Ajo u ndez pasi Presidenti Ilir Meta, themeluesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), akuzoi Ramën për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që “rrëmbeu të gjitha fuqitë dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë dhe. . . eliminoi të gjithë llogaridhënien,”– ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur më tej se tani ishte më i përqendruar në zbatimin e një plani zhvillimi prej 10 miliardë eurosh me një fokus në turizëm, duke përmendur këtu projektin prej 2 miliardë eurosh në qytetin e Durrësit, i zhvilluar nga grupi Emaar, zhvilluesi i Burj Khalifa dhe Dubai Mall.

Presa i përket ‘Non paper’ që ka dalë së fundmi për kufijtë në Ballkan, Rama i konsideroi ‘të rrjedhura’.

Kjo tregon një dobësi brenda, mungesë vizioni koheziv në lidhje me zgjerimin dhe mungesë të një procesi të qëndrueshëm për ta zbatuar atë,”– u shpreh kryeministri.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment