Politike

Rama ikën në Londër: Miqtë e mi, asnjë merak, se s’po rrimë. Mos hapni qenefet dixhitale, as ato në Kosovës. Kurajo, se ajo që s’të vret, të bën më të fortë (VD)

Kryeministri iu kërkoi të gjithë shqiptarëve të mos hapin ekranet dhe mediat online të cilat nuk ngurroi t'i ofendonte duke i quajtur "qenefe dixhitale".

TIRANË– Kryeministri Edi Rama njofton se sot do të largohet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Rama i garantoi të gjithë shqiptarët se qeveria është në gatishmëri për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti, por për ta pati një tjetër thirrje. Kryeministri iu kërkoi të gjithë shqiptarëve të mos hapin ekranet dhe mediat online të cilat nuk ngurroi t’i ofendonte duke i quajtur “qenefe dixhitale”. Ndërkohë që listën e “qenefit” e zgjeroi duke futur edhe mediat e Kosovës në rrjetin e ‘kazanit’.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama:

Miqtë e mi, detyra ma kërkon të largohem sot drejt Londrës për samitin e NATO-s. S’do jem mes jush sot dhe nesër. Me të mbaruar samiti, nesër pasdite do të fluturoj për Tiranë, por me një ndalesë në Romë. Ku do të jem në emisionin “Porta a Porta” për situatën dhe do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia. Me të mbaruar do të kthehem menjëherë natën, për mbledhjen e zakonshme të orës 07:00 të qeverisë, (s’është më e jashtëzakonshme), dhe për seancën e rëndësishme në parlament, ku do të kalojmë buxhetin për tërmetin. Padiskutim që samitin e NATO-s do e shfrytëzoj sa më shumë për ju. Asnjë merak për 24 orët se do të jemi në komunikim. Në terren do të vijojë gjithçka siç duhet. Më keni parë, mua, por edhe ministra, zv.ministrat, etj, s’do të bëja dot kurrë as çerekun e tyre. Valët e tërmetit shyqyr janë qetësuar, dhe dëmet psikologjike kanë ikur. Hotelet do të mikpresin deri në nevojtarin e fundit, ata të zonave urbane, ndërsa ata të zonave rurale do t’i pajisim me çadra. Më falni të gjithë ata që s’janë sistemuar akoma, ne s’po rrimë duarkryq, nuk po flemë. Ju lutem durim, dhe sa më pak televizor. Hiç portale dhe qenefeve dixhitale. Më vjen keq për gjuhën por të keqen e qenefit, kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie dhe pasigurie e pështjellimi e përzierje krijojnë të ashtëquajtura burime informimi, dhe sesa të pakta janë pasqyrimet njerëzore e shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë por, për fat të keq, njësoj edhe të Kosovës. Përqafime të gjithëve dhe kurajo, se ajo që s’të vret të bën më të fortë. Të ngrihesh sa herë që rrëzohesh, e ndjej fortë këtë. Shqipëria e plagosur do të ringrihet më fort.

 

Që prej goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 vetë, kryeministri Edi Rama ka nisur një ofensivë ndaj medias dhe gazetarëve. Rama sulmon mediat se po përhapin panik tek qytetarët për shkak të informacioneve të paverifikuara, duke kërkuar mbylljen e tyre. Deri më tani, AKEP mbylli domain-in e JOQ Albania, ndërkohë që jo më larg se dje, Dosja.al u bllokua nga kompania hostuese me kërkesë të Acromax Media. Edhe faqja kritike e meme-ve, Brryli Broadway është mbyllur, ndërkohë që nga policia u arrestua edhe Xhulja Aliaj, pasi publikoi një status të cilësuar ‘panikoz’ nga autoritetet.

(F.g/dosja.al)

3 Komente në “Rama ikën në Londër: Miqtë e mi, asnjë merak, se s’po rrimë. Mos hapni qenefet dixhitale, as ato në Kosovës. Kurajo, se ajo që s’të vret, të bën më të fortë (VD)

  1. Si ka mundesi qe ky bordello mediatike qe kerkon te marre te gjith vemendjen nga viktimat e termetit ne media flet per qenefe. Ky esht kulmi!

  2. Bravo edi i ke trasmetuar njerzeve direkt ate suportin psikologik qe ishte nje domosdoshmeri, dhe qe jo gjithkush mund ta bente ke nje perkushtim per ate qe ben me dashuri…kjo na len ne nje pergjigjje qe te drejtohet ty personalisht…faleminderit nga zemra..

  3. Ky eshte kloshar e total karafil! dergojeni ku meriton te jete, poshte ndonje ure e te vrapoje ne ndonje menxe sociale te haje ndonje pjate supe!

Shto Koment