‘Rama ik!’ në kor/ Braçe ‘zbulon’ skemën e brohoritjeve, s’lë pa ironizuar Bashën: Na munde edhe në stadium. Je qesharak!
Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar "aksionin opozitar" duke hequr një paralele edhe me protestat e opozitës, të cilat zgjatën disa muaj para institucioneve kryesore të shtetit.
Erion Braçe dhe banderola 'Rama ik' në stadium
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me thirrjet dhe banderolën “Rama ik”, e cila u shpalos ditën e djeshme gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë.
Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Braçe ka ironizuar “aksionin opozitar” duke hequr një paralele edhe me protestat e opozitës, të cilat zgjatën disa muaj para institucioneve kryesore të shtetit.
Braçe në statusin e tij ka rindërtuar edhe “skemën” se si Basha kishte arritur që të infiltronte në stadium mbështetësit e tij për t’i dalë kundër kryeministrit Edi Rama.
“Luli na mundi edhe në stadium! Ha ha ha ha ha! Ky është tipikisht qesharak! Kanë të drejtë kur thonë që ti nuk ke turp! Ju!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.
Një Koment në “‘Rama ik!’ në kor/ Braçe ‘zbulon’ skemën e brohoritjeve, s’lë pa ironizuar Bashën: Na munde edhe në stadium. Je qesharak!”
Dritani
O erjon , ty dhe kur te thone njerezit ik, ti thua nuk e kishin me me mua i ka nxit ai tjetri se me ka inat. Po edhe ai tjetri pse te ka inat e ke pyetur veten? Mos ki merak erjon se atij qe i thone ik sot, po ai te te beje te te ikesh… po flas per ty jo per saimir tahirin…