Virale

“Rama ik” me domate e kastraveca, parulla që po bën xhiron në rrjet disa orë para protestës

Krahas fotos JOQ shkruan mbishkrimin për fermerët shqiptarë që sipas tyre, po falimentojnë çdo ditë e më shumë nga mungesa e një strategjie për bujqësinë.
Featured image of article: “Rama ik” me domate e kastraveca, parulla që po bën xhiron në rrjet disa orë para protestës Foto e publikuar nga JOQ

TIRANË- Disa orë para tubimit të opozitës para kryeministrisë, JOQ Albania ka publikuar një foto që mesa duket po bën xhiron në rrjet, ku mes kastravecave dhe domateve është formuar fjala “Rama ik”.

Krahas fotos JOQ shkruan mbishkrimin për fermerët shqiptarë që sipas tyre, po falimentojnë çdo ditë e më shumë nga mungesa e një strategjie për bujqësinë.

“Mirëmëngjes!

Dhe me këtë mesazh nga fermerët shqiptarë që po falimentojnë përditë nga mungesa e një strategjie për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë!#fermerëtqëduam.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment