Politike

Rama ia thotë sërish në sy Vuçiçit: Serbia duhet të njohë Kosovën, do të zhduket kufiri me Shqipërinë (VD)

Rama ka deklaruar se Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai theksoi se do të zhduket shumë shpejt kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Maqedoni i Veriut– Rama ka deklaruar Kosova duhet të bëhet pjesë e Shenget Ballkanit. Ai është shprehur se Serbia duhet të njohë Kosovën dhe ka theksuar se vendi ynë në asnjë moment nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë.

Sa i përket termit “Mini Shengen Ballkanit”, Rama theksoi se nuk ka term mini, por ky është një proces i madh.

“Shqipëria nuk kam qëndruar mendim në lidhjen e Kosovës. Por unë e kam thënë edhe në Beograd që Serbia duhet të njohë Kosovë. Nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë. Kjo nuk do të thotë që Kosova sot duhet ta anashkalojë këtë proces. Së katërti një pyetje e thjeshtë duhet të ndihmonte të gjithë, tani me mallrat e Kosovës, që rrinë me orë me ditë që të rrinë atje me ditë. Edhe me Kosovën, do të donim të çelnim kufijtë. Nuk është mini shengen, kush e tha këtë fjalën mini, Duke qenës e jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakrodësinë e  palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, ku flas për heqje të kufijve të Kosovës, tani të hesht. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment