Politike

Rama ‘i tërheq veshin’ Kosovës: Bën mirë të mos vazhdojë të luajnë, t’i dëgjojnë ndërkombëtarët si dikur (VD)

Kryeministri Edi Rama tha se ata e bënë shumë mirë punën e tyre, duke mos i kusyer lavdet ndaj skuadrës së Kosovës.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Baton Haxhiun ka folur lidhur me përballimin e situatës së tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur lidhur me përgatitjen e grupit të emergjencave, Rama tha se ata e bënë shumë mirë punën e tyre, duke mos i kusyer lavdet ndaj skuadrës së Kosovës.

PJESA NGA INTERVISTA:

PYETJE: Ka munguar plani i emergjencës, e keni thënë se ata e kanë kryer punën për mrekulli. Por kritikat janë se projekti i emergjencës ka mangësi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RAMA: Në momentin e parë ka konfuzion. Ne kemi filluar një reform të emergjencave civile dhe ky është rasti për të bërë këtë proces për të filluar marrë. Kosova s’i ka bërë vetë, e kanë ndihmuar ndërkombëtarët. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luajë dhe t’i dëgjojë. Ashtu siç i ka dëgjuar në kohën kur Kosova ishte ashtu siç ishte. Bën mirë t’i dëgjojë. Unë nuk dua të them që do ta bëjë Policinë shqiptare si e Francës apo një shtet tjetër, por të ishte si ajo e Kosovës do ishte ideale.

PYETJE: A beson në shtetin shqiptar?

RAMA: Besoj më shumë se më para. Jemi mësuar të shajmë shumë por të gjithë kanë qënë fantastikë. E kam dëgjuar nga të huajit. Ata që erdhën këtu janë ajka e planetit. Unë e dëgjova nga ata. Ma thanë jo për të bërë qejfin por dy prej tyre më thanë për Luanin e Vlorës se ai duhet të vijë të na bëjë leksione ne. sepse bëri diçka që teorikisht nuk bëhet. Tregoi guxim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment