Rajoni

Rama i shkoi në shtëpi, Mustafa: Ishte nder për mua, ardhja e tij shenjë kujdesi

Mustafa shkruan se ka pasur nderin sot të takohet e të bisedojë me Ramën.
Featured image of article: Rama i shkoi në shtëpi, Mustafa: Ishte nder për mua, ardhja e tij shenjë kujdesi Isa Mustafa

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Mustafa shkruan se ka pasur nderin sot të takohet e të bisedojë me Ramën.

Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, shkruan Mustafa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ka qenë sot në banesën e Isa Mustafës dhe kanë zhvilluar një takim pas publikimit të aktakuzave kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment