DiasporaRajoni

“Rama i priu ndarjes së vendit tonë, e keqja u nis nga ai”/ Mediat serbe i japin BUJË deklaratës së Enver Hasanit, si etiketohet kryeministri shqiptar

Lajmi pas medias "Alo" është shpërndarë edhe në mediat e tjera duke krijuar një zhurmë të madhe në Serbi.
Featured image of article: “Rama i priu ndarjes së vendit tonë, e keqja u nis nga ai”/ Mediat serbe i japin BUJË deklaratës së Enver Hasanit, si etiketohet kryeministri shqiptar Edi Rama

SERBI– Media serbe “Alo!” i ka dhënë zë deklaratës së ish-drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani për kryeministrin Edi Rama. Dje, Hasani në një intervistë për “T7” tha se Rama ka shkatërruar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. (Shiko këtu)

Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. Ai (Rama) i ka prirë atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka fshehur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit.Rama shkoi aq larg sa që i ofendonte liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, – është shprehur Hasani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi pas medias “Alo” është shpërndarë edhe në mediat e tjera duke krijuar një zhurmë të madhe në Serbi. Ndërkohë që për deklaratat e Hasanit ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga kreu i qeverisë shqiptare. Rama gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë pjesë e një grupi që kërkonte ndryshimin e hartës së Kosovës duke shkëmbyer territore me Serbinë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment