Politike

Rama i përgjigjet Vuçiçit për masakrën e Reçakut: Si mund të mohosh një krim lufte të dokumentuar mirë?

Në një reagim në mediat sociale Rama i drejtohet Vuçiçit duke i thënë se si mund të mohojë një fakt të dokumentuar mirë.
Featured image of article: Rama i përgjigjet Vuçiçit për masakrën e Reçakut: Si mund të mohosh një krim lufte të dokumentuar mirë? Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili dje ka mohuar masakrën e Reçakut.

Në një reagim në mediat sociale Rama i drejtohet Vuçiçit duke i thënë se si mund të mohojë një fakt të dokumentuar mirë. Më tej Kreu i Qeverisë shton se sa më shumë Serbia mbulon të shkuarën i mbyllet rruga për të ardhmen.

Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që aq sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmen!”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë reagoi pas dënimit me 2 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjithashtu e quajti trillim në muajin prill 2019, masakrën e Reçakut. Vuçiç tha se masakra e Reçakut është ‘trillim’ i falsifikuar nga ish-ambasadori amerikan, William Wolker, dhe shtoi se dënimi i Todosijeviq është i frikshëm.

Masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti,  ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment