Politike

Rama i ‘përgjigjet’ denoncimit te të riut që shpërtheu në lot, me qytetarin e ERTV: Kërkoja një pikë ujë në spital dhe më sillnin 5 shishe

VIDEO
Qytetari, Kastriot Karabolli nga Vlora, dëgjohet të thotë se duhet të kenë turp të gjithë ata që shprehen se në spital nuk kujdeset askush për pacientët. Denoncimeve se në spitale mungon uji, qytetari u përgjigjet me fjalët se kur kërkonte një pikë ujë, i sillnin pesë shishe uji.
Featured image of article: Rama i ‘përgjigjet’ denoncimit te të riut që shpërtheu në lot, me qytetarin e ERTV: Kërkoja një pikë ujë në spital dhe më sillnin 5 shishe Qytetari Kastriot Karabolli

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të një qytetari që rrëfen për ERTV se si u kujdesën për të në spital, kur ishte i infektuar me Covid-19.

Qytetari, Kastriot Karabolli nga Vlora, dëgjohet të thotë se duhet të kenë turp të gjithë ata që shprehen se në spital nuk kujdeset askush për pacientët. Denoncimeve se në spitale mungon uji, qytetari u përgjigjet me fjalët se kur kërkonte një pikë ujë, i sillnin pesë shishe uji.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Nga padija le të themi se nuk i dija shenjat e para, unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Kthehem në shtëpi dhe mora direkt 127. Jam shumë i lumtur që brenda minutit mu përgjigjën. Pastaj kam ikur urgjent në spitalin COVID1 në Tiranë. Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka. Direkt kalova në terapi. Dëgjoj ne televizor që thonë, jo s’i japin ujë jo këtej andej, turp tu vijë që thonë ashtu. Në spital nëse kërkon një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. plus Najada dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Duhet të besojmë tek mjekët. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Që nga Bruna e spitalit të Vlorës e deri tek këta në Tiranë. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë, një luftë,”- shprehet Karabolli, në videon e publikuar nga Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky video-mesazh vjen vetëm pak orë pas një denoncimi të një djali të ri nga Elbasani, i cili shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit. I riu tha mes lotësh se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi nuk ka vende në spital.

(f.m/dosja.al)

3 Komente në “Rama i ‘përgjigjet’ denoncimit te të riut që shpërtheu në lot, me qytetarin e ERTV: Kërkoja një pikë ujë në spital dhe më sillnin 5 shishe

  1. Pse nuk thuhet e verteta:Sistemi yne shendetesor eshte ne nivel jo te ulet,por alarmant,qe eshte lene mbasdore. Qe pacienti shume here lihet ne meshire te fatit nga infermieret (jo nga doktoret) . A mendoni se hedhja nga ballkoni I spitalit eshte thjesht dobesi karakteri? Mos eshte e kunderta? Une me keqardhje shell rastin e vellait tim: 7 dite pa ndruar ndresat( qe ja kishim derguar te lara e te ekurosura dhe kur vdiq na I dhane sic ua kishim derguar per te ndruar vellain) …Po keshtu gjysem ore para se te ndronte jete na mori ne telefon dhe na lutej te njoftonim mjekun se donte nje sherbim (te fundit) nga infermieret dhe nuk ja jepni,por jane grumbulluar na thosh vellai ne telefon dhe bejne muhabet. Zoti te na ruaje e te na ndihmoje kete ku jetojme…

    • Mjaft me propagandë kryeministër. Je bërë si disa gra që bëjnë debate me të gjithë. Bëj detyrën e kryeministrit se nuk ka kryeministër në botë që merren me çfarë thonë njerzit.

  2. Kjo qe tregon ky zoteria per ERTV nuk e zhben ate qe pame live ne te gjitha ekranet e tv-ve. Ai burri ( jo djale) qante me kuje per nenen e tij qe dergjej ne ambulance prej oresh. A s’tregoi ai qe shkonte mbushte vete bombolat e oksigjenit kur mbarohej. Ne ju besojme syve dhe.vesheve tona para se te besojme zotin Karabolli qe cuditerisht flet per ERTV-ne.KM-ja mire eshte te merret me problemet e nje KM -je jo me lajmet e dites

Shto Koment