Politike

Rama i dhuron medaljen e mirënjohjes Donald Tusk: Optimist për çeljen e negociatave

Rama gjatë konferencën me kreun e Këshillit të Europës, Donald Tusk, është shprehur optimist për hapjen e negociatave.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, është shprehur optimist për hapjen e negociatave. Teksa i akordoi Tusk-ut medaljen e mirënjohjes, kryeministri u shpreh:

“Sot pata mundësinë ta falenderoja këtu në Tiranë për çka ka bërë. Sot po ndajmë një moment të mirë, duke I akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes”. Nga ana tjetër më vjen më mirë të nënvizoj dhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë me këtë proces dhe të çmoj para opinionit publik, përpjekjen e tij për procesin e integrimit”, u shpreh Rama.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.  Tusk ka zhvilluar më për më shumë se 30 minuta një takim me Edi Ramën. Pas bisedës në Kryeministri, Tuks dhe Rama kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediet, duke theksuar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment