Politike

Rama humor me opozitën: Molotovët do i përdorin për vete, kanë frikë si lepujt e Lushnjes

Kryeministri Edi Rama tha se opozita do t'i përdorë për vetë bombat e mbetura, duke i krahasuar edhe me lepujt.

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e opozitës me bomba molotovë para godinës së Kryeministrisë. 

Në takimin e tij në Divjakë, Rama ka thënë se opozita do t’i përdorë për vetë bombat e mbetura duke i krahasuar edhe me lepujt.

“Molotovët e mbetur do t’i përdorin për veten e tyre. Kur bërtasin më shumë atëherë kanë më shumë frikë. Jo si lepuri po si dhelpra e Lushnjes, të cilës meqë ra fjala i kemi dhënë lirinë,”-tha Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m/dosja.al)

 

Një Koment në “Rama humor me opozitën: Molotovët do i përdorin për vete, kanë frikë si lepujt e Lushnjes

  1. Po CME intereson Mua CBRN rama PSE me shkruan Mia nuk dual that did mos der go me

Shto Koment