Aktualitet

Rama hoqi grekët dhe i dha 10 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan/ Edmond Bego: S’është e vërtetë, me ARRSH-në s’kam bërë asnjë kontratë, u zgjodhëm nga firma “Aktor” kur ishte Berisha në pushtet

Edmond Bego, ka hedhur poshtë lajmin se është pajtuar nga qeveria shqiptare për tu përfshirë në punimet e rrugës Tiranë-Elbasan duke i hequr të drejtën kompanisë greke që të vazhdojë punimet shtesë. Ai sqaron se nuk ka qenë asnjeherë e kontraktuar nga ARRSH-ja për të përfunduar kontratën  e rrugës Elbasan-Tiranë.
Featured image of article: Rama hoqi grekët dhe i dha 10 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan/ Edmond Bego: S’është e vërtetë, me ARRSH-në s’kam bërë asnjë kontratë, u zgjodhëm nga firma “Aktor” kur ishte Berisha në pushtet Edmond Bego, rruga Tiranë-Elbasan, ARRSH dhe Sali Berisha

TIRANË- Edmond Bego, pronari i kompanisë “Inerte Ekspress” ka reaguar për lajmin e publikuar në Dosja.al se mori 10 milionë euro nga qeveria shqiptare për të mbyllur punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Bego deklaron se asgjë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij kompania “Inerte Ekspress” nuk ka qenë asnjeherë e kontraktuar nga ARRSH-ja për të përfunduar kontratën  e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai sqaron më tej se firma e tij është përzgjedhur nga Shoqëria “Aktor ” në që fillimin e kontratës për furnizim me inerte dhe beton. Kjo kontratë sipas Begos është firmosur në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.

“Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime. Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga pd (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.”, thuhet në reagim. 

Reagimi i plotë:

 Marre shkas se kemi qene  vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit. Nisur nga lajmet e publikuara se fundmi nga disa media mbi perfshitjen e shoqerise “Inerte Express” ne punimet e rruges Tirane-Elbasan sqarojme si vijon.

Shoqeria “Inerte Express” shpk eshte nje shoqeri private e krijuar konform legjislacionit dhe ushtron veprimtarine e saj ne fushen e ndertimit perfshire prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarise ne ndertim. Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga pd (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.

Lidhur me kete ne jemi besimplote se nuk kemi kryer asnje shkelje ligjore per sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton sic cdo subjekt privat tjeter do te bente. Per me teper kompani aktor ka bashkepunuar me shume shoqeri shqiptare per pune te ndryshme gjate kohes se ndertimit te kesaj rruge, Ne si shoqeri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqesite majtas dhe djathtas ne aktivitetin tone te perditshem. Per shkak te luftes se pamoralshme politike ne nuk mund te jemi objekt sulmi me qellim perbaltje te kundershtarit dhe akuza krejtesisht te hamendesuara si dhe te hartuara ne menyre krejtesisht krimimanle.

Marre shkas se kemi qene  vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit.

Ky reagim i Begos vjen, një ditë pasi Dosja.al zbuloi se qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare për punimet shtesë dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë “Aktor”.  Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment