Ky vendim u dha nga Arbitrazhi, pasi kompania greke “Aktor” paditi qeverinë shqiptare për punimet shtesë në këtë aks rrugor. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan.
Një ditë pas publikimit të këtij lajmi nga Dosja.al, erdhi edhe një reagim nga vetëm Edmond Bego, pronari i firmës “Inerte Ekspress”. Bego deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij kompania “Inerte Ekspress” nuk ka qenë asnjeherë e kontraktuar nga ARRSH-ja për të përfunduar kontratën e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai sqaron më tej se firma e tij është përzgjedhur nga Shoqëria “Aktor ” në që fillimin e kontratës për furnizim me inerte dhe beton. Kjo kontratë, sipas Begos është firmosur në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.
Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar edhe Partia Demokratike. Ish-deputeti Gent Stazimiri përmes një deklarate nga selia blu, deklaroi se Edi Rama ka gjobitur me 44 milionë dollarë shqiptarët për interes të mikut të tij dhe të Taulant Ballës, Edmond Bego.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në emër të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, lidhet me projektet e papërfunduara të kësaj rruge gjatë qeverisjes së PD-së. Ai deklaron se do të paditë median dhe Partinë Demokratike për akuzat lidhur me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
(f.m/j.v/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE- Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri zona e Karaburunit në qytetin e Vlorës.Forcat zjarrëfikëse dhe ato për zonat e mbrojtura kanë mbërritur menjëher...
TIRANË- COVID-19 është ende një kërcënim, jo vetëm për moshat e treta, por edhe për të rinjtë. Gjatë muajve korrik dhe gusht pati një shpërthim të dytë vir...
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për vrasësit gjakftohtë Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët i morën jetën 23-vje&cced...
TIRANË- Një dëshmitar ka treguar detaje tronditëse nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Para oficerëve të policisë, bashkëpu...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa ka sekuestruar dhe d...
TIRANË- Familja e Eglantina Bucit është tronditur disa herë nga vdekjet e njëpasnjëshme të të afërmve. Mësohet se 23-vjeçares i ka vdekur edhe një v...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë nën pranga dhe po heton një 52-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar i cili ka shkelur në mënyrë të pë...
KURBIN- Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparu...