Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Rama heq këpucët dhe futet në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Po vjen lehtësimi pas pandëmisë,
13 Prill 2021, 08:29Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka hapur ditën e parë të Muajit të Ramazanit në xhaminë e Et’hem Beut. I shoqëruar nga ministrja e kulturës Elva Margariti, Rama hoqi këpucët për tu future brenda në xhami, ashtu siç edhe e kërkon zakoni.
Përpara të pranishmëve në xhami, Rama tha se tashmë me hapjen e masave dhe me shtyrjen e orës policore deri në orën 22:00, besimtarët do të mund të kryejnë të gjitha ritualet e nevojshme.
“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët,”- tha Rama.
Sot nis muaji i Shenjtë i Ramazanit. Sot është dita e parë kur të të gjithë besimtarët që duan të mbajnë agjërimin janë zgjuar herët dhe kanë nisur regjimin e tyre. Në kuadër të nisjes së muajit të Ramazanit, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve bëri me dije pak ditë më parë një lirim të vogël të masave. Ora policore nga orë 20:00 është shtyrë për në orën 22:00, duke lejuar dy orë më shumë qarkullim në vend.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me të rinjtë në Farkë. Ata i kanë shprehur kryedemokratit shqetësimet që ka...
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Ori Nebiaj teksa ishte e ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, u pyet nëse do të qajë nëse Basha...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Meta ka ndarë foton e xhamisë së Plumbit n...
TIRANË– Jemi vetëm 11 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ditë kur do të vendoset se kush do të jetë në krye të qeverisë së Shqipërisë. Fushata elekto...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar ditën e sotme besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Kryemadhi shkruan në rrjetet socia...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘Instastory’ një tjetër dështim të Ramës.Ai shkruan se Shqipëria cilësohet një burim krye...
TIRANË-Kryeministri Ed Rama i ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, që nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.“Agjërim të lehtë për të gjithë b...
TIRANË- Doktori Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për shfaqjen e tij në spotin elektor...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se është bërë tejet i kujdesshëm për kohën që kalon në ekrane të ndryshme televizive. Pas përfundimit të intervis...