Rajoni

Haradinaj akuza Ramës: Flirton me Vuçiçin, pasi i ka sytë nga Rusia dhe Kina

Haradinaj ka folur për marrëdhënien që ka Rama me Vuçiçin. Për të nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.
Featured image of article: Haradinaj akuza Ramës: Flirton me Vuçiçin, pasi i ka sytë nga Rusia dhe Kina Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vijuar me akuzat kundër Edi Ramës. I ftuar sot në “Syri TV”, Haradinaj ka folur për marrëdhënien që ka Rama me Vuçiçin. Për të nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi. Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë. Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel”, tha Haradinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ramush Haradinaj prej kohësh ka nisur akzua në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, për shkak të marrëdhënies së këtij të fundit me Aleksandër Vuçiçin, Presidentin e Serbisë. Haradinaj ka thënë se Rama ka punuar kundër Kosovës dhe ka dashur që të ndahet, si pjesë e teorisë së shkëmbimit të trojeve me Serbinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment