Politike

“Nuk besoj tek efekti çudibërës i listave të hapura”/ Rama-Hajdarit: Jo çdo palë merr gjithçka, mua s’më jepni dot urdhra as ju dhe as ata jashtë

VIDEO
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, teksa i kthente përgjigje Hajdarit, pasi kjo e fundit u shpreh se PS-ja duhet të ndajë mendjen dhe të tregojë nëse do lista të hapura apo jo, kryeministri tha se ai është përpjekur të gjejë rrugën e konsensusit.
Featured image of article: “Nuk besoj tek efekti çudibërës i listave të hapura”/ Rama-Hajdarit: Jo çdo palë merr gjithçka, mua s’më jepni dot urdhra as ju dhe as ata jashtë Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur prerë se nuk merr urdhra as nga Opozita jashtëpalrmentare dhe as nga ajo parlamentare përsa i përket vendimit të tij në lidhje me vendimin e tyre për lista të hapura ose jo.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, teksa i kthente përgjigje Hajdarit, pasi kjo e fundit u shpreh se PS-ja duhet të ndajë mendjen dhe të tregojë nëse do lista të hapura apo jo, kryeministri tha se ai është përpjekur të gjejë rrugën e konsensusit.

Rama shtoi gjithashtu se nga Murrizi është akuzuar për blerje votash, duke nënkuptuar këtu Timin (Kujtim Gjuzin) dhe Lulzim Bashën, duke blerë vota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zonja Hajdari unë besoj që përsa më takon dhe përsa na takon jemi përpjekur gjate gjithë kësaj kohe që ta shprehim respektim për nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju që jeni këtu brenda. Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolist të Opozitës dhe duke mos ju konsideruar ju që jeni brenda si mbetje të pëkohshme në këtë parlament, por si deputetë legjitime. Mbase nuk do të ishte udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet thjesht me faktin…. Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi por edhe ndonjë tjetër na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo Pazar, siç e ka qef ta quajë Myslymi të Damianit me Oerdin, nënkupto Timin me Lulin duke blerë vota. Ndërkohë që pa diskutim konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë faktikisht, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen mbi të cilën është ngirutr puna e detajuar, për atë që është sot në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për t’u miratuar në Kodin Zgjedhor. Besoj që ne na takon si forca më e madhe politike. Vullnetin qeverisës të popullit e përfaqësojmë ne në Kuvend, nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, atyre që janë jashtë iu them që nuk kanë asnjë tagër që ti jepni urdhër këtij Kuvendi,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment