Politike

Deklarata e FORTË/ Rama: Gjyqtarët që s’justifikojnë dot pasurinë do të shkojnë në burg tek shokët… (VD)

Rama tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë, “nuk do të flenë ca kohë në shtëpi, por do të flenë tek shokët”, duke nënkuptuar se do të shkojnë në burg.
Featured image of article: Deklarata e FORTË/ Rama: Gjyqtarët që s’justifikojnë dot pasurinë do të shkojnë në burg tek shokët… (VD)

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se Paketa Anti-KÇK është një e mirë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pa parti. Rama foli edhe për kontrollin e politikës, dhe tha se për politikanët është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, që verifikon të dhënat, teksa shkoi edhe tek gjyqtarët e prokurorët. Rama tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë, “nuk do të flenë ca kohë në shtëpi, por do të flenë tek shokët”, duke nënkuptuar se do të shkojnë në burg.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama:

Gjithkush ka të drejtën e tij të rehabilitohet. Një krim s’mund të të ndjekë mbrapa, por duhet të na thuash këto që vure nga krimi, a të takojnë a s’të takojnë? Ti je i lirë, e ke kryer dënimin, por ti do të gëzosha ato që të takojnë, jo ato që s’të takojnë. Për ta çuar edhe më tej, ka një zhurmë të madhe nga ata që kundërshtojnë, jo nga xhakajdurët e politikës, që sipas tyre KÇK jemi ne.

Nuk po flas as për Xhakajdurët e mediave që paguhen, disa prej tyre, për të bërë atë që bëjnë, por po flas për njerëzit e zakonshëm që thonë pse nuk e nisni nga vetja, nga Surreli nga x apo y. Sepse nuk jemi ne që mund ta bëjmë këtë gjë. A mund t’a kontrolloj unë pasurinë time? Ne pasurinë tonë e deklarojmë. Ka një ligj që na detyron. Edhe një numër i lartë zyrtarësh janë subjekt i ILDKPI. Inspektoriati është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është një institucion i pavarur. E bën mirë, se bën mirë, këtë duhet ta diskutojmë, por s’është policia që kontrollon pasuri politikanësh apo gjyqtarësh sepse s’jemi në vitin 1945, jemi në vitin 2020. Janë çështje eksluzive të pavarura të drejtësisë së pavarur që ne po ndërtojmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gabimisht, disa njerëz mendojnë se marrëdhëniet e dyshimta të gjykatësve dhe prokurorëve menduan se mbaroi atje. Vettingu s’është gjykatë që të çon në burg. Të thotë je në rregull, apo i ke duart pis. Kur i ke duart pis, del nga sistemi. Pastaj, ata njerëz me duar të pastra do thërrasin ata me duar të pista. Ka ardhur dita tani, që ato pasuri të pajustifikuara i ke bërë me djersën e ballit, përndryshe jo vetëm që s’të takojnë, por për një periudhë s’do flesh në shtëpi, por do flesh me shokët, me ata që ke bërë pasurinë. Ne s’luftojmë dot me kundërshtarët duke përdorur drejtësinë. Sikur të isha unë polic gjyqtar apo prokuror, ata që dolën nga këtu s’do të ishin në shtëpi sot.  

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit. Ndërkohë, ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukalii cili përflitet se është mik i afërt me të.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment