Politike

Rama: Gjermania na dha “Po” falë Merkel, kancelarja vuri veton për të mos ndarë Shqipërinë

Kryeministri gjithashtu theksoi se Gjermania nuk ka vendosur 9 kushte, por 999, për të kuptuar kështu vështirësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se “Po”-ja e kushtëzuar që Shqipëria mori nga Gjermania për negociatat, është falë kancelares gjermane, Angela Merkel. Rama tha se kancelarja vuri veton brenda partisë së saj, për të mos ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Edi Rama: Nëse ju nuk i hani, mos ua jepni shqiptarëve t’i hanë se këto janë broçkulla. Nëse sot, ka një debat që ka nisur që me lumen e refugjatëve. Për Shqipërinë po flas. Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. Pse i ka vënë Gjermania kushtet? I ka vënë për politikën e vetë të brendshme, dhe në funksion të politikës së vetë të brendshme, edhe pse grupi më i madh parlamentar në Gjermani bën një debat deri në momentin e fundit, sikur ça po i japin Shqipërisë. Për politikë të brendshme, por që të jeni të qartë. Gjermania ka thënë po, vetëm për një arsye, sepse kancelarja ka vënë veton. Sepse Merkel ka thënë që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Dhe grupi u akomodua falë disa miqve të Shqipërisë. Nuk janë 9 kushte, po janë 999. Kjo nuk diskutohet. Sa kohë ka që e them. 

Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment