Politike

RAMA-FORMULA/ Partitë drejt fundit, pritet të nisë numërimi i votave të kandidatëve… por si funksionon skema, thyerja e herësit nga emrat që s’janë të preferuarit e kryetarit

Dosja.al sjell një skemë të thjeshtëzuar sesi do të funksionojë me propozimin e PS, ndarja e mandateve dhe gara brenda Partisë, por jo vetëm…
Featured image of article: RAMA-FORMULA/ Partitë drejt fundit, pritet të nisë numërimi i votave të kandidatëve… por si funksionon skema, thyerja e herësit nga emrat që s’janë të preferuarit e kryetarit Edi Rama dhe formula

TIRANË– Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është drejt zyrtarizimit dhe tashmë është çështje orësh që numërimi i votave të kalojë te kandidatët. Shqiptarët kishin mundësi më 25 prill të votonin për subjektin politik dhe krahas tij edhe për kandidatin e tyre të preferuar. Por me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara në shtator të 2020-ës, maxhoranca propozoi një skemë të re të hapjes së listave, ku listat ndahen në dy dhoma ose zona. Zona 1 është zona e kryetarit, atje ku partia cakton emrat, ndërsa Zona 2 është lista e hapur, atje ku anëtarësia e çdo partie zgjodhi kandidatët e preferuar. Por si funksionon skema? A mund ta thyejë kandidati herësin e çdo qarku?

Dosja.al sjell një skemë të thjeshtëzuar sesi do të funksionojë me propozimin e PS, ndarja e mandateve dhe gara brenda Partisë, por jo vetëm…

Siç shihet edhe në tabelë, shembulli janë dy Parti, Partia 1 dhe Partia 2. Të dyja partitë në këtë ilustrim garojnë në një qark me 70 mijë vota dhe 7 mandate. Partia 1 ka të renditur 7 kandidatë në listë preferenciale nga 1-7 sipas dëshirës dhe vlerësimit të kryetarit.

Kandidatët e listës së Partisë 1, në 4 të parët marrin secili nga 2500;3000;4500;4500 vota. Ndërsa kandidatët nga 4 e më sipër marrin 6000; 6000; 8500 vota. Për të nxjerrë mandatet, në total do të mblidhet numri i votave që ka marrë partia në këtë qark, ku rezulton në rastin e shembullit se nëse janë 35.000 vota atëherë për 4 mandatet e para të fituara, herësi del 8750. Çdokush që ka më pak vota se kaq, nuk mundet ta ndryshojë renditjen e kryetarit e kështu megjithëse se me më shumë vota atëherë do të ngelet jashtë parlamentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra thënë më shkurt: kandidati me 8500 vota, i renditur i fundit nuk hyn dot në Kuvend megjithëse Populli i jep më shumë vota, pasi në këtë rast ka më shumë rëndësi mendimi i kryetarit të Partisë sesa vullneti i votuesit. Njësoj duket situata edhe jashtë Partisë 1. Partia 2., në shembullin grafik të sjellë nga Dosja.al arrin të grumbullojë një total prej 30.000 votash.

Kandidatët nga 1-3 kanë marrë secili nga 1000 vota, ndërsa kandidatët e tjerë marrin nga 5000;6000;7000 dhe 9000 vota. Në të njëjtin qark si Partia 1., edhe Partia 2., do të përdorë herësin për të mundur listën preferenciale të kryetarit. Në këtë rast nga 30 mijë vota në total, partia do të nxjerrë 3 mandate, nga 4, që nxorri Partia 1., që kishte 35 mijë vota. Herësi i partisë 2., që nxjerr 3 mandate është edhe më i lartë. Një kandidati të vendosur, 4,5,6, apo 7, në listë i duhen 10 mijë vota që të zhbëjë listën e kryetarit dhe të arrijë të hyjë në parlament. Pra, edhe kandidati i 7 në listë me 9 mijë vota, nuk arrin të hyjë në kuvend, ndërsa 3 kandidatët e tjerë me nga 1 mijë vota, kanë të ngrohur karrigen në Kuvend, nga lista e kryetarit.

Partitë e tjera në këtë qark, nuk llogariten ndërsa përfundimi i shembullit në një qark është se të 7 të zgjedhurit, si nga Partia 1., ashtu edhe si nga Partia 2., kanë më pak vota nga qytetarët sesa kanë kandidatët e tjerë në listë, por që janë të preferuarit e kryetarit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment