Politike

Rama flet për raportet me Metën: Kam pasur vetëm një moment lufte, i tregova vendin kur kërkoja mandatin e dytë (Komenton dhe kritikat e Xhafaj)

Rama tha se me Metën ka qenë në luftë vetëm në vitin 2017, ku kërkonte mandatin e dytë për të qeverisur.
Featured image of article: Rama flet për raportet me Metën: Kam pasur vetëm një moment lufte, i tregova vendin kur kërkoja mandatin e dytë (Komenton dhe kritikat e Xhafaj) Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportin e tij me Presidentin Ilir Meta dhe tha se ai nuk është në luftë me të. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Rama tha se me Metën ka qenë në luftë vetëm në vitin 2017, ku kërkonte mandatin e dytë për të qeverisur.

Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën”, tha Rama duke shtuar se çështja e shkarkimit është e Parlamentit dhe jo e tij.

Po ashtu kreu i qeverisë ka komentuar dhe deklaratat e Fatmir Xhafajt, i cili kritikoi qeverinë për draftin e parë për ndryshimet në Kodin Penal.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Xhafaj ka bërë opinione legjitime, as kritika nuk i quaj. Janë shqetësime të shprehura në mënyrë shumë civile. Unë s’fola për kritika kur fola për opozitën, por ata bëjnë gënjeshtra”, tha Kryeministri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment