Politike

Rama flet për paketën e zgjeruar ekonomike: Do përfitojnë mijëra biznese, taksitë, agjencisë turstike e gomisteritë

Rama u shpreh se qeveria do ketë një paketë të zgjeruar ku do përfitojnë dhe mijëra biznese të tjera.
Featured image of article: Rama flet për paketën e zgjeruar ekonomike: Do përfitojnë mijëra biznese, taksitë, agjencisë turstike e gomisteritë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për masat ekonomikë të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19, ku mohoi të gjitha akuzat që bëhen nga opozita. Rama i ftuar në emsionin “Open” në Top Channel, u shpreh se qeveria do ketë një paketë të zgjeruar ku do përfitojnë dhe mijëra biznese të tjera.

Rama u përgjigj dhe shqetësimeve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për pagë lufte, por janë refuzuar. Kryeministri tha se refuzimi ka ardhur se nuk janë pjesë e paketës së parë financiare.

Nuk është se janë refuzuar, por janë refuzuar në aplikimin e parë. Këta nuk janë mbyllur me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, por nuk funskiononi për shkak të luftës. Problemtatika juaj do jetë në paketën e zgjeruar. Do përfitojnë elektriçistët,  hidraulikët, rrobaqepsitë, agjencisë turistike, takistët, punonjësit e shërbimit të transportit, gomisteritë etj. Këta nuk janë mbyllur me urdhër, por qëndrojnë hapur dhe s’kanë asnjë të ardhur”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment