Politike

Rama flet për negociatat me opozitën: Jam i gatshëm që të shkoj në takim dhe në selinë e PD (VD)

Rama është shprehur se ai është gati për të diskutuar me të gjitha palët për reformën dhe tha se ishte i gatshëm që të shkonte në takim dhe në selinë e PD.

TIRANË- Reforma Zgjedhore është një nga temat në të nxehta të politikës në Shqipëri, dhe për këtë ka folur sot kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për Report TV, Rama është shprehur se ai është gati për të diskutuar me të gjitha palët për reformën dhe tha se ishte i gatshëm që të shkonte në takim dhe në selinë e PD.

Jam gati gjithmonë që të takohem me opozitën, me të gjithë dhe në çdo vend. Unë dua të flasim për Reformën Zgjedhore e cila nuk pret më. Unë shkoj dhe në selinë e PD nëse zhvillojnë aty takimin, pasi nuk është çështje vendi dhe kohe dialogu”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Kryeministrit.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment