Politike

“Është artist” Basha sulmon Ramën me raportin e KLSH-së: Në 6 vite ke vjedhur 5.99 mld Euro (VD)

Në një video të publikuar në Facebook, Basha shkruan se Rama ka vjedhur 5.99 miliardë euro në gjashtë vjet, duke iu referuar raportit zyrtar të KLSH-së.
Featured image of article: “Është artist” Basha sulmon Ramën me raportin e KLSH-së: Në 6 vite ke vjedhur 5.99 mld Euro (VD) Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur që sot kryeminsitrin e vendit, Edi Ramën, ta sulmojë me anë të raporteve të KLSH.

Në një video të publikuar në Facebook, Basha shkruan se Rama ka vjedhur 5.99 miliardë euro në gjashtë vjet, duke iu referuar raportit zyrtar të KLSH-së.

Më tej në masazhin e tij numri një i opozitës shprehet se “Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë”.

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Pak ditë më parë Basha publikoi raportet ndërkombëtare, të cilat tregonin gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri dhe shkallën e lartë të korrupsionit.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Është artist” Basha sulmon Ramën me raportin e KLSH-së: Në 6 vite ke vjedhur 5.99 mld Euro (VD)

  1. Kriminela. Del borderoja e pagesave qe ju ben greku, shqiptareve anti shqiptare, dhe asnje levizje prokuroria per tradhti kombtare. Pse me i lan me vjedh te qete. Nqs kaleshat me letra kan nxjerre 6 miliard, dihet qe jane edhe 12 te tjera,

Shto Koment