Politike

Rama e Thaçi presion Haradinajt, Vasili: Në Berlin fitoi patrioti, humbi renegati

Vasili ka reaguar pas deklaratës së Haradinajt, se Rama e Thaçi i kishin bërë presion në Berlin prë taksën, më shumë se Vuçiç. Sipas Vasilit, Në Berlin fitoi patrioti Haradinaj, përballë renegatit Rama.
Featured image of article: Rama e Thaçi presion Haradinajt, Vasili: Në Berlin fitoi patrioti, humbi renegati Ramush Haradinaj, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se në Berlin, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Hashim Thaçi, i bënin më shumë presion për të hequr taksën sesa liderët e tjerë përfshirë edhe Vuçiç-in. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se në Berlin “fitoi Haradinaj patriot perballe Edi Rames renegat”.

Sipas tij, Haradinaj fitoi për shkak se u vendos në krah të atdhehut, ndryshe nga Rama.

“Haradinaj burre i forte shteti,patriot i mire qe i dhemb ne shpirt per Kosoven u gjend ne Berlin perballe renegatit Edi Rama, te cilit nuk i dhemb asgje dhe shet çdo gje sic e shiti Shqiperine me konçesione ane kend.

Fitoi Haradinaj se u vendos ne krah te atdheut e te qytetareve dhe humbi Rama qe i pe,rbuz shqiptaret dhe u shtrihet te kembet te huajve”, – shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Ne Berlin:Fitoi Haradinaj patriot perballe Edi Rames renegat!!! (Intervista e Haradinajt).

Haradinaj burre i forte shteti,patriot i mire qe i dhemb ne shpirt per Kosoven u gjend ne Berlin perballe renegatit Edi Rama, te cilit nuk i dhemb asgje dhe shet çdo gje sic e shiti Shqiperine me konçesione ane kend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fitoi Haradinaj se u vendos ne krah te atdheut e te qytetareve dhe humbi Rama qe i pe,rbuz shqiptaret dhe u shtrihet te kembet te huajve.

Te nderuar miq!!

Lexojeni vete me poshte intervisten e Haradinajt dhe kuptoni lehte se ku ndahen patriotet nga renegatet.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment