Politike

Rama e PRANON: Jam i frikësuar nga fushata e opozitës! Nano e Berisha kishin mbyllur ciklin, unë jo

Kryesocialisti kërkoi një mandat të tretë duke u shpehur se paraardhësit e tij në detyrë, Sali Berisha e Fatos Nano, e kishin mbyllur ciklin e tyre, ndërsa ai ende jo. 
Featured image of article: Rama e PRANON: Jam i frikësuar nga fushata e opozitës! Nano e Berisha kishin mbyllur ciklin, unë jo Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është i frikësuar nga fushata elektorale e Partisë Demokratike. Por sipas tij arsyeja e vetme është frika e infektimit nga pandemia e koronavirusit mes mbështetësve demokratë. Kryesocialisti kërkoi një mandat të tretë duke u shpehur se paraardhësit e tij në detyrë, Sali Berisha e Fatos Nano, e kishin mbyllur ciklin e tyre, ndërsa ai ende jo. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Si ishte mbyllja e kësaj jave, javës së parë të fushatës për ju?

Rama: Fushata elektorale për mua është këtë herë një aneks i aktivitetit, sepse për mua epiqendra e aktivitetit është vaksinimi dhe jo thjesht në sensin e vaksinimit praktik, por në sensin e punës që duhet bërë çdo ditë për të patur nga njëra anë garancinë që procesi shkon ashtu siç është verifikuar dhe në këtë rast është fat që në këtë proces në krye ne kemi ministren e Shëndetësisë, por edhe për të vazhduar të garantojmë dozat më tej. Kemi garantuar një sasi të konsiderueshme, por jo të gjithë sasinë e nevojshme dhe sa më shpejt ta garantojmë të gjithë sasinë e nevojshme aq më shumë mundësi kemi që të kryejmë shpejt gjithë procesin e vaksinimit. Kështu që, fushata është një aneks i këtij aktiviteti, por sigurisht një aneks i rëndësishëm edhe besoj që është një fushatë shumë interesante për faktin se zhvillohet në kushtet e çuditshme të mungesës së atyre formave me të cilat jemi mësuar të bëjmë fushatë. E bën interesante fakti që është një fushatë ku fjala ka më shumë peshë, pasi komunikimi është më shumë i bazuar te ato që thua dhe jo tek emocioni që krijon turma po që krijon muzika, apo gjithë energjia e ndeshjes elektorale.

Po bëni një fushatë elektorale, paralelisht me një fushatë vaksinimi anticovid, sa e ndihmon kjo e dyta të parën?

Rama: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, për faktin se e dyta mund ta ndihmojë shumë të parën, ose mund ta dëmtojë shumë të parën dhe këtu njëra palë që jemi ne besoj që po e ndihmon këtë fushatë vaksinimi, duke u kujdesur që të zbatojmë rregullat e të mos jemi pjesë e ‘programit të infektimit’ që ka virusi. Ndërkohë që pala tjetër po bën një fushatë infektimesh për fat të keq dhe ku më rrëqethet mishi kur kam parasysh eksperiencën e tmerrshme të Malit të zi e cila ishte një nga vendet më pak të prekura, madje nisën të bëjnë edhe spote televizive ‘hajde në Mal të Zi për pushime se është covid free’ dhe me marshime ekzaktësisht të njëllojta njerëzish që harruan që në nëpër këmbë ishte hija e vdekjes, ata u kthyen në një vend me infektime të shumëfishuara dhe patën humbje të konsiderueshme jetësh nga marshuesit nëpër këto aktivitete.

Ju keni kritikuar palën tjetër, po ndërkohë në takimet tuaja elektorale, ka njerëz që kërkojnë t’ju afrohen, t’ju takojnë, sa e vështirë është t’i largoni z.Rama?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Është për të ardhur keq, por është diçka që duhet bërë. Unë i kërkoj njerëzve tanë apo shërbimeve që përfshihen për shkak të detyrës time, që të largojnë njerëzit. Shpresoj që e mirëkuptojnë këtë gjë. Bëhet për një arsye madhore dhe nuk bëhet se unë nuk kam dëshirë të takoj njerëzit, përkundrazi. Fushata gjënë më energjizuese ka pikërisht kontaktin sa më të afërt me njerëzit, por është pjesë e këtij e këtij normaliteti të ri të vitit të fundit.

Ka diçka që iu frikëson nga fushata e opozitës? 

Rama: Jam i frikësuar vërtetë. Kanë të drejtë kur thonë se jam i frikësuar, por jo nga uragani që do i çojë në fitore. Jam i frikësuar për njerëzit sepse mund të ndikojë në shëndetin e tyre por edhe në përgjegjësi. Kudo që shkon drejtuesi i opozitës, krijohet vatër e re. Edhe në Kosovë ka rritje numrash. Nuk shoh uragan por përsëritjen bajate të të njëjtit film. Është përpjekje për të stimuluar se ka shumë njerëz. Italianët kishin një shprehje të bukur që thoshte; sheshet plot dhe kutitë bosh!

Kërkoni një mandat të tretë, Nano e Berisha nuk e kanë arritur. E kërkoni sepse nuk ka alternativë apo rezultat i punëve tuaja?

Rama: Duhet të vazhdojmë të bëjmë. Rastet janë të ndryshme por sidoqoftë ka qenë fundi i një cikli. Ne nuk e kemi mbyllur ciklin. Në çdo drejtim kemi punë që duhen kryer.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment