Politike

Rama: Duan të shkatërrojnë themelin e Kushtetutës, nëse e bëja unë, do isha në botën tjetër

TIRANË- Kryeministri e akuzoi opozitën se po kërkon destabilizimin e vendit me qëllim ardhjen në pushtet.

Synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli I rendit kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhorm, për të konfirmua se, o ne në pushtet o këtu nuk ka qetësi. Nuk do t’ja dalin, në çdo protestë janë gjithmonë e më pak, nuk e duan rrugën, nuk e mbështesin djegien e mandateve, nuk e mbështesin përshkallëzimin e protestave me thirrjen për dhunë. Sa më pak bëhen aq më të dhunshëm. Se po të ishte populli, vjen këtu 150 mijë dhe nuk ikën. Nëse populli shqiptar mendon si ata, do besonte broçkulla dhe do të vuante sic thonë ata, do dilte, por nuk është kështu dhe nuk ka për të qenë kështu sa jam unë këtu” tha ai.

Pastaj rama vijoi duke kujtuar kërcënimet e Berishës.

“Po të isha unë, që t’i vija zjarrin Kryeministrisë, po të isha unë atje përballë, a mendoni se do isha këtu para jush, a do merrja frymë në ndonjë pjesë të globit. Po të bëja unë atë që bëjnë ata do isha në botën tjetër. E ka thënë ai, do t’i fusja ndonjë plumb ballit”, u shpreh kryeministri Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment