Politike

Ndalimi i koalicioneve, reagon Kryemadhi: Çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, tentativë për të vrarë dialogun politik

Kryemadhi ka theksuar se çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit është një tentativë për të vrarë dialogun politik.
Featured image of article: Ndalimi i koalicioneve, reagon Kryemadhi: Çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, tentativë për të vrarë dialogun politik

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se prerë se çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit është një tentativë për të vrarë dialogun politik në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo i ka dërguar kështu një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama, pasi sot në Komisionin  e Ligjeve u miratua në parim paketa për ndyshimet Kushtetuese.

“Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.“, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos. Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Ky reagim i Monika Kryemadhit, pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment